“Parasite” bën çudinë te çmimet Oskar – Presidenti i Koresë së Jugut përgëzon ekipin për çmimet kryesore
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, përgëzoi aktorët dhe ekipin e filmit “Parasite” në nisje të Javës, pasi komedia e errët i dha vendit çmime Oskar për të parën herë. Filmi ishte një ndër fituesit më të mëdhenj gjatë Mbrëmjes, duke marrë çmimet; filmi më i mirë, filmi më i mirë ndërkombëtar, skenari më i mirë origjinal dhe regjizori më i mirë për Bong Joon-ho.
“Le ta nisim me një duartrokitje”, tha presidenti në një takim në Seul. “Parasite”, filmi satirik nga Korea e Jugut, hyri në histori si filmi i parë jo anglishtfolës që merr çmimin kryesor të industrisë.
Filmi, që flet për hendekun social mes të pasurve dhe të varfërve në Seul, u bë i pari që fiton çmimet filmi ndërkombëtar dhe filmi më i mirë në të njëjtën Mbrëmje. Rezultati ishte surprizues për “Parasite”, që është shfaqur me titra në anglisht, ndërkohë që mposhti studio gjigante dhe veteranë të Hollivudit si Martin Scorcese dhe Quentin Tarantino.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.