Paratë e krimit, Rama: Në tre vite, mbi 100 mln euro pasuri të sekuestruara

Rreth 100 milionë euro pasuri e kriminelëve janë sekuestruar në tre vite nga policia e shtetit. Këtë fakt e ka bërë të ditur kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, gjatë një aktiviteti për promovimin e grave në polici.
Sipas Ramës policia e shtetit në këto vite ka ndryshuar edhe sa i përket përbërjes së saj kur më parë rreth 75 për qind e tyre nuk ishin të arsimuar. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se vetëm një vit më parë janë sekuestruar mbi 30 milionë euro pasuri kriminale.
Sipas Tahirit një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe femrës police ku në tre vite numri i tyre është rritur me 14 %, por në të njëjtën kohë ka pasur edhe një rritje të pagës së policëve me 40 për qind.
Aktualisht në radhët e policisë është rritur ndjeshëm numri i femrave që janë në shërbim të qytetarëve. Kështu numërohen më shumë 889 gra në radhët e policisë prej të cilave rreth 11 janë në pozicione drejtuese.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.