Parisi rinovon flotën e urbanëve të transportit publik! Por zgjedh ata me gaz…

Parisi zgjedh autobuzët me gaz natyror të “Iveco Bus” për të rinovuar pjesërisht flotën e mjeteve të transportit publik. Do të jenë 409 autobuzë që do të zëvëndësojnë pjesërisht mjetet me karburant dhe do të përdoren për rrjetin e transportit të periferisë së kryeqytetit francez.
Kostoja e tyre është 110 milionë euro dhe mjetet do të dorëzohen në një periudhë 2 vjeçare mes 2020 dhe 2021. Modeli i autobuzit të përzgjedhur është “Urbanway” me gaz që ka një autonomi deri në 400 kilometra, e përshtatur në këtë mënyrë për metropole të shtrira siç është Parisi.
Autobuzët do të mund të furnizohen edhe me biometan të prodhuar nga përpunimi i mbetjeve organike të ricikluara.
Me këtë aplikim të ri ka avantazhe të rëndësishme ambientale sa i përket ndotjes.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.