Park fotovoltaik në Spitallë, Balluku: Kapaciteti i instaluar do jetë 100 MW, së shpejti hapim ankandin
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapë ankandin për ndërtimin e një parku fotovoltaik në zonën e Spitallës. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila tha se kapaciteti i instaluar do të jetë 100 MW.
Skema që do të ndiqet në këtë rast do të jetë e njëjtë me atë të parkut fotovoltaik të Karavastasë, ku shteti garanton blerjen e 50 MW, ndërsa pjesa tjetër mund të tregohet nga kompania në treg të lirë.
Aktualisht, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nënshkruar kontratën me kompaninën franceze Voltalia për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë, me një kapacitet të instaluar 140 MW.
Ankandi i organizuar rezultoi me një ccmim preferëencial prej 24.89 euro/MW, i cili u konsiderua nga autoritetet si rekord jo veëm në rajon, por edhe në botë. Ndërtimi i parqeve për prodhimin e energjisë nga dielli ka një rëndëi të veccantë për vendin tonë, që aktualisht është i varur thuajse tërësisht nga uji, ndërkohë që në periudha thatësirash paguan miliona euro për blerjen e energjisë.
Aktualisht shfrytëzimi i këtij burimi është në nivele të ulta, pasi vetëm 8 centrale të vegjël kanë hyrë në prodhim, ndërkohë që sasia e energjisë së prodhuar prej tyre për 8-mujorin zuri vetëm 0.63% të totalit.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.