Parku fotovoltaik mbi liqenin e Vaut të Dejës – KESH dërgon aplikimin pranë MIE
Korporata Energjitike Shqiptarë ka dërguar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë aplikimin për ndërtimin e impiantit lundrues fotovoltaik mbi rezervuarin e HEC-it të Vaut të Dejës.
Sipërfaqja e projektuar për vendosjen e paneleve është 118 mijë metra katrorë. Kapaciteti prodhues i këtij impianti diellor është parashikuar të jetë 12.9 MWp, ku energjia elektrike e prodhuar prej tij do të tregtohet në treg të lirë.
Nga detajet e projektit nuk bëhet ende e ditur vlera e këtij investimit, i cili është projektuar të ndërtohet mbi sipërfaqen e HEC-it të Vaut të dejës për shmangien e zënies së hapësirave tokësore.
Kujtojmë se Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike është shprehur parimisht dakord për zbatimin e këtij projekti.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.