Parku fotovoltaik në Vaun e Dejës/ Detajet e projektit që parashikohet të ndërtohet brenda 4 viteve
Vendimi i qeverisë për miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk përfiton nga masat mbështetëse, në digën e Qyrsaqit, HEC Vau i Dejës, Qarku Shkodër, nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH, sh.a.) është publikuar në Fletoren Zyrtare.
Referuar vendimit, centrali i energjisë fotovoltaike do të ketë një kapacitet të instaluar: 5.143 mwp
Koha për ndërtimin dhe vënien në operim të parkut fotovoltaik do të jetë brenda 24 (njëzet e katër) muajve nga marrja e lejes së ndërtimit ndërsa vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë është në digën e Qyrsaqit, HEC Vau i Dejës, qarku Shkodër.
Afati i miratimit të ndërtimit është 48 (dyzet e tetë) muaj.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH sh.a.) ka detyrimin që të paraqesë periodikisht, çdo 3 (tre) muaj, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ose institucioneve të tjera të autorizuara prej saj, informacion mbi ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.