Partnerët tregtarë të Gjermanisë, volumi tregtar me Kinën në vend të parë me $180 mld
Kina për të parën herë është bërë partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë në 2016-ën, duke i zënë vendin Shteteve të Bashkuara, që rezultuan në vend të tretë pas Francës. I gjithë volumi tregtar i gjermanisë me Kinën u rrit në 170 miliardë euro në vitin e kaluar, tregon zyra Federale e Statistikave.
Ky zhvillim ka gjasa të mirëpritet nga qeveria gjermane, që synon të mbrojë tregtinë e lirë globale pas kërcënimeve nga amerika për tarifa në importe. Zv/kancelari i Gjermanisë Sigmar Gabriel ka sugjeruar se Bashkimi Europian duhet t’i japë prioritet politikave ekonomike me Azinë, nëse administrata e SHBA ndjek proteksionizëm.
Franca qëndroi partneri i dytë më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë, me një volum tregtar prej 167 miliardë euro. Shtetet e Bashkuara ishin në vend të tretë me 165 miliardë euro.
Në vitin 2015, Shtetet e Bashkuara u bënë partneri kryesor tregtar i Gjermanisë, duke i zënë vendin francës për të parën herë që prej vitit 1961, falë përshpejtimit të ekonomisë amerikane dhe euros së dobët.
Duke parë vetëm eksportet, SHBA qëndruan konsumatori më i madh për mallrat “Made in Germany” për 2016-ën, duke importuar mallra nga ekonomia më e madhe e Europës në 107 miliardë euro. Franca qëndroi destinacioni i dytë më i madh për eskportet e mallrave gjermane, me një vlerë prej 101 miliardë euro, ndërsa Britania e treta, në 86 miliardë euro.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.