Partneriteti i Trans-Paqësorit – 11 vendet bien dakord për të vazhduar pa Shtetet e Bashkuara

Vendet anëtare të Partneritetit të Trans-Paqësorit kanë rënë dakord të vazhdojnë me marrëveshjen tregtare pa Shtetet e Bashkuara.
11 vendet u takuan në forumin e “Bashkëpunimit Ekonomik të Azisë së Paqësorit” dhe ranë dakord të vlerësojnë alternativat për ta sjellë dakordësinë në fuqi sa më shpejt.
Sipas grupit të ministrave të këtyre vendeve, përpjekjet e tyre vënë në dukje shqetësimet nga proteksionizmi dhe kontribuojnë në hapjen e tregjeve, fuqizimin e rregullave të sistemit të tregtisë ndërkombëtare dhe rritjes së standardeve të jetesës.
Partneriteti i Trans-Paqësorit është konsideruar si i marrë fund pasi Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga pakti, duke thënë se dëmton vendet e punës. Edhe pse Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ka thënë fillimisht se Partneriteti është i mbaruar pa Shtetet e Bashkuara, së fundmi, zyrtarët japonez po bëjnë thirrje nga Australia e deri te Zelanda e Re për të vazhduar pa Amerikën.
Ministri i Tregtisë i Zelandës së Re, Todd Mçlay, është përpjekur ta mbrojë paktin tregtar te partnerët, të cilët shqetësoheshin se mungesa e Shteteve të Bashkuara do ta bënte atë jo të vlefshëm.
Japonia, ka shpenzuar shumë në reformat e nevojitura për të qenë pjesë e marrëveshjes dhe vendet e tjera nuk duan të largohen nga negociatat që kanë zgjatur prej vitesh.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.