Pas 1 qershorit lejohet lëvizja në rajon, OSBE dhuron paisje mbrojtëse për Policinë Kufitare
OSBE i ka dhuruar Policisë Kufitare materiale me vlerë 20 00 euro për të shtuar sigurinë shëndetësore, pas vendimit të qeverisë se pas 1` qershorit qytetarët do të jenë të lirë të lëvizin në shtetet fqinje dhe rajon nëpërmjet kufijve tokësorë pa masën e karantinimit të detyrueshëm. Në këtë mënyrë Policisë do t’i nevojiten paisje për të zbatuar të gjitha masat e vendosura nga qeveria për strategjinë ndaj COVID-19.
Mjetet mbrojtëse që u dhuruan përfshijnë termometra me rreze infra të kuqe, maska plastike dhe maska karboni për fytyrën, doreza, dezinfektantë dhe kostume mbrojtëse. Ato do të shpërndahen në të gjitha pikat e kalimit kufitar, në porte dhe në aeroportin “Nënë Tereza”.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Në prag të hapjes së kufijve, Prezenca e OSBE-së i dhuroi Policisë Kufitare pajisje për mbrojtjen personale nga #COVID19, me vlerë 20 000 euro.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, e vlerësoi këtë ndihmë si shumë të nevojshme. “Ju falënderoj për këtë donacion, si dhe për mbështetjen dhe asistencën e dhënë në vijimësi nga OSBE-ja për Policinë e Shtetit dhe kryesisht për Policinë Kufitare. Me hapjen e kufijve, Policia Kufitare do përballet me sfida të panjohura më parë sa i takon distancimit fizik dhe kontaktit me qytetarët, ndaj duhet të jetë e përgatitur për të qenë e mirëpajisur,” tha ai.
Mjetet mbrojtëse që Prezenca e OSBE-së i dhuroi Policisë Kufitare përfshijnë termometra me rreze infra të kuqe, maska plastike dhe maska karboni për fytyrën, doreza, dezinfektantë dhe kostume mbrojtëse. Ato do të shpërndahen në të gjitha pikat e kalimit kufitar, në porte dhe në aeroportin “Nënë Tereza”.
Në prag të hapjes së kufijve, Prezenca e OSBE-së i dhuroi Policisë Kufitare pajisje për mbrojtjen personale nga…
Posted by OSCE Presence in Albania on Friday, May 29, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.