Pas 10 vitesh në proces ndërtimi – “Luvri i Abu Dhabit” do të hapet në 11 nëntor
Të dashuruarit pas artit do të kenë një hapësirë të gjallë për të eksploruar kur Luvri i Abu Dhabit hapet më në fund pas një dekade.
Edhe pse projekti u shty disa herë që nga njoftimi i tij për herë të parë ën vitin 2007, ky muze i cili ndodhet në Saadiyat Island të Abu Dhabit do të hapet zyrtarisht më 11 nëntor.
Dizenjuar nga arkitekti francez Jean Nouvel, struktura e re do të përfshijë 55 ndërtesa të ndara, 23 prej të cilave i janë përkushtuar tërësisht galerive të artit dhe janë të lidhura me shëtitoret me pamje nga oqeani.
Bërë për të qenë një “qytet muze”, falë madhësisë dhe strukturës masive Luvri i Abu Dhabit u frymëzua nga shtëpitë e ulëta të rajonit.
Vizitorët duhet të ndihen sikur po ecin nëpër rrugicat e ngushta të Arabisë, ndërsa eksplorojnë hapësirën.
Ky oaz shkretëtire është tërësisht i rrethuar nga uji dhe është i mbuluar nga një kupolë me diametër që shtrihet në 180 metra (rreth 590 këmbë).
Kupola përmban një model gjeometrik të përbërë nga rreth 8000 yje metalikë që krijojnë një efekt “Shiu prej drite” gjatë lëvizjes kur rrezet e diellit godasin kupolën.
Për instalimin e kësaj kupole mbresëlënëse u deshën plot 2 vite.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.