Pas 16 orësh diskutime, Kuvendi miraton në parim buxhetin e vitit 2018
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2018. Konkretisht, pr.buxheti u miratua me 75 vota pro nga deputetet e mazhorancës, 47 deputetë u shprehën kundër tij, ndërsa 17 të tjerë abstenuan.
Me 74 vota pro dhe 47 kundër, Kuvendi miratoi edhe 6 projektligjet e paketës fiskale që do të zbatohen gjatë vitit 2018.
Seanca e djeshme parlamentare u shoqërua me akuza të shumta midis kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.