Pas akuzave për abuzim fondesh, ministri francez de Rugy jep dorëheqjen
Ministri francez i mjedisit François de Rugy dha dorëheqjen të martën pas vargut të gjatë të akuzave për darka luksoze të financuara nga tatimpaguesi dhe rinovimet e shtrenjta në banesën e tij zyrtare. Faqja investigative e internetit Mediapart akuzoi 45-vjeçarin për përdorim të të ardhurave të tija parlamentare për të paguar një pjesë të tarifave të anëtarësimit të tij për partinë e gjelbër (EELV) në 2013 dhe 2014 dhe ri kërkuar këto shpenzime si reduktim të taksave kundrejt të ardhurave të tija vjetore për vitin 2015.
De Rugy tha në faqen e tij në Facebook se po ndalej për të ndjekur veprime ligjore kundër Médiapart. “Sulmet e mediave kundër familjes sime më kanë bërë të ndërmarr hapin e nevojshëm sot, diçka që të gjithë do ta kuptojnë“, shkroi ai. Médiapart akuzoi publikisht ministrin për organizime darkash sociale të shtrenjta dhe luksoze të paguara nga tatimpaguesi, kur ai ishte kryetar i parlamentit, si dhe kryerjen e rinovimeve të kushtueshme në vendbanimin e tij zyrtar.
Në atë kohë, De Rugy botoi një përgjigje me shkrim në Facebook duke thënë se “darka jozyrtare” lidhej me punën e tij dhe se ai kishte përdorur ngjarjet për t’u angazhuar me njerëz nga shoqëria civile për të informuar “shumëllojshmërinë e punës publike” të tij si kryetar i parlamentit . Ai tha se ishte i përkushtuar ndaj “transparencës” në jetën politike.
De Rugy tha të martën se kishte paraqitur një ankesë penale për shpifje të martën në mëngjes “përballur me të pavërtetat e Médiapart”. “Mobilizimi i kërkuar për të mbrojtur veten do të thotë se unë nuk jam në gjendje të marrë në misionin që më ka besuar Presidenti i Republikës dhe Kryeministri me qetësi dhe efektivitet“, shtoi ai. “Në këtë kohë të dhimbshme, mbetem krenar për veprimet e ndërmarra me mbështetjen e shumicës parlamentare për të zbatuar transformime të mëdha për klimën, energjinë, ujin, luftën kundër mbeturinave dhe biodiversitetin”, tha ai në deklaratën e Facebook.
De Rugy, një ish-aktivist mjedisor që vjen nga një sfond aristokratik, u emërua në shtator 2018 për të pasuar Nicolas Hulot, një militant ekologjist i njohur që dha dorëheqjen sepse nuk ndjeu se Presidenti Emmanuel Macron ishte mjaftueshëm i angazhuar në programin e tij të ekologjisë. (Euronews)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.