Pas ikjes së Mustafës/ Kush është 37 vjeçari Abdixhiku, kryetari më i ri në historinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai fitoi me shumicë votash në kongresin zgjedhor të LDK-së përballë kandidatëve Lutfi Haziri e Besian Mustafa. Kandidati tjetër, Anton Quni u tërhoq nga gara pak para votimeve. Këto zgjedhje të brendshme erdhën pas rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, çka solli edhe dorëheqjen e kryetarit Isa Mustafa.
Kryetari i ri i LDK-së është ekonomist me profesion. Mediat në Kosovë evidentojnë se Abdixhiku është kryetari më i ri në moshë i LDK-së (37 vjeçar). Ai ka përfunduar studimet për ekonomi në Prishtinë. Ka marrë titullin magjistër dhe dhe doktor i shkencave ekonomike në universitetin e Staffordshire të Britanisë. Abdixhiku është pjesë e LDK-së që prej vitit 2017. Është zgjedhur 3 herë deputet dhe ka qenë ministër i Infrastrukturës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.