Pas Kosovës, viktima e parë e COVID – 19 në Maqedoninë e Veriut, Filipçe: Në testet e para ka rezultuar negative
Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka njoftuar gjatë një konference për shtyp viktimën e parë të coronavirus. Viktima është një 57 vjeçare nga qyteti i Kumanovës, së cilës, sipas ministrit Filipçe, i janë bërë testet më përpara, por ka rezultuar negative.
Deri në orën 12:00 të ditës së sotshme, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, 85 të prekurit me coronavirus kanë qenë në 6 qytete.
“Sipas vendbanimit të përhershëm, rastet e KOVID-19 janë regjistruar në 6 qytete: Shkup, Dibër, Shtip, Kavadar, Gostivar dhe Ohër” shkruan Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut në uebsajt-in zyrtar.
Rikujtojmë se po ditën e sotshme, viktima e parë e COVID – 19 është shënuar edhe në Kosovë, ku bëhej fjalë për një 82 vjeçar nga Dumnica e Podujevës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.