Pas skandalit të financimit rus, Kryeministri italian vazhdon të mbështesë ‘Ligën’ e Salvinit
Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka mbështetur Partisë e Ligës së Matteo Salvini, përpos akuzave sipas të cilave ai ka kërkuar fonde të paligjshme nga Rusia. Conte i tha Senatit se ai ende kishte besim në lëvizjen politike, e cila është në një koalicion qeverisës me lëvizjen e majtë të 5 Yjeve (M5S).
Magjistratët italianë thanë në fillim të këtij muaji se kishin hapur një hetim mbi korrupsionin e mundshëm ndërkombëtar pas njoftimeve të mediave që Liga kishte kërkuar miliona euro nëpërmjet një marrëveshje sekrete nafte me Rusinë.
Salvini nuk ishte prezent gjatë mbështetjes që Conte shprehu të mërkurën dhe mungesa e tij provokoi një protestë nga senatorët e M5S, të cilët dolën nga dhoma. “Pse nuk jemi në dhomë, sepse Salvini duhet të jetë atje“, tha Stefano Patuanelli, kreu i Senatit M5S.
Ajo nxjerr në pah tensionet brenda koalicionit qeverisës, veçanërisht rreth hekurudhës së diskutueshme me shpejtësi të lartë të linjës Torino-Lyon, të cilën Conte e ka mbështetur në emër të qeverisë ndërkohë që M5S e ka kundërshtuar gjithnjë. “Nuk ka elemente në këtë fazë që mund të zvogëlojnë besimin që kam në të gjithë anëtarët e qeverisë”, tha Conte.
Hetimi i magjistratëve filloi pas një transkripti të zbuluar mbi një takim privat midis zyrtarëve rusë dhe Gianluca Savoinit, ndihmësit të ngushtë të Salvinit, që u botua nga BuzzFeed News. Takimi thuhet se u zhvillua më 18 tetor 2018, në hotelin Metropol në Moskë. Të dy Sovoini dhe Salvini mohuan akuzat, duke thënë se asnjë takim i tillë nuk kishte ndodhur. (Euronews & Reuters)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.