Pasardhësi i Merkel / Laschet përballet me sfidën e vështirë të bashkimit të partisë
Zgjedhja e Armin Laschet si udhëheqësi i ri i CDU është mirëpritur nga ata që shpresojnë në një tranzicion të qetë pas largimit të Angela Merkel nga udhëheqja politike. Komentatorët kanë paralajmëruar se ai përballet me një sfidë të vështirë për të bashkuar jo vetëm partinë e tij por edhe vendin në rast se bëhet kancelar, në një kohë krize kombëtare.
Pyetja e madhe tani është nëse partia mund të qëndrojë në këmbë pa Angela Merkel dhe të mbajë ata që mbështetën partinë për shkak të saj. Laschet vuri në dukje se shumë njerëz votojnë për partinë kryesisht për shkak të pëlqimit që kanë ndaj Merkel.
Komentuesit mirëpritën theksin e Laschet mbi kohezionin shoqëror, duke thënë se atij shpesh i ishte thënë se sekreti i suksesit politik ishte arti i polarizimit. “Jo, nuk kemi nevojë të polarizojmë”, tha ai në konferencë. “Polarizimi është i lehtë, helmi që kapet shpejt.” Në të kundërt, CDU ai tha, “duhet të flasë qartë, por jo të polarizojë”.
Komentuesit gjermanë ishin gjithashtu pothuajse unanimë në vlerësimin e tyre të sfidës së rëndë me të cilën përballet tani Laschet. “Armin Laschet bëri fushatë si një pajtues i madh,” tha revista e lajmeve Spiegel. “Por udhëheqësi i CDU tani duhet t’i japë drejtësi kërkesës për këtë në parti.” Kjo do të përfshinte gjithashtu nevojën për të integruar mbështetësit e zhgënjyer të krahut të djathtë Friedrich Merz, tha revista.
Vetëm disa orë pas disfatës së tij, Merz, kërkoi postin e ministrit të ekonomisë. Një zëdhënës i Merkel tha se nuk kishte plane për të riorganizuar kabinetin ose për të zëvendësuar ministrin aktual të ekonomisë, Peter Altmaier, një aleat i Merkel. Laschet gjithashtu tha se një ndërrim kabineti nuk ishte “në rendin e ditës”. Sidoqoftë, ai ende mund të detyrohet të përfshijë Merz në një formacion të ri për ta mbajtur atë pranë dhe për të qetësuar grupin e tij të madh të mbështetësve brenda partisë.
Laschet do të përballet me provat e tij të para të mëdha në dy zgjedhje rajonale në Mars, në shtetet Rheinland-Pfalz dhe Baden-Württemberg. Janë këto zgjedhje që do imponojnë dhe pjesën tjetër të politikave të Laschet. Mbetët për t’u parë nëse ai do të lartësohet në nivelin e sfidave që ka.
Dosti Banushi – SCAN
Burimi: The Guardian Opinion
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.