Pasojat e tornadove, të jashtëzakonshme – Banorët e Kentucky kontrollojnë ende rrënojat. Të vdekurit priten mbi 100

Guvernatori i Kentucky, Andy Beshear, tha se banorët atje janë ende duke kontrolluar nëpër rrënoja, si pasojë e tornadove të fuqishme, ndërkohë që premtoi për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara. Punëtorët e shpëtimit në Kentucky kanë pastruar fushat me rrënoja për të mbijetuarit, ndërkohë që shumë banorë, pa energji elektrike, ujë, apo çati mbi kokë, kanë shpëtuar çfarë mund të gjenin, nga tornadot e fuqishme që pritet të ketë lënë mbi 100 persona të vdekur. Autoritetet kanë thënë se kanë pak shpresë për gjetjen e të mbijetuarve, pasi mbi 30 tornado bënë kërrdinë në 5 shtete të Premten në mbrëmje. Gjastë punonjës mbetën të vdekur në një magazinë të Amazon në Ilinois.
“Nuk ka një lente aq të madhe për të treguar përmasën e këtij dëmi”- tha Beshear, duke shtuar se 1 tornado ka vazhduar përgjatë 365 kilometrave në tokë, një nivel rekord, ku pjesa më e madhe ishte në Kentucky. Guvernatori tha se të paktën 80 persona në Kentucky janë konfirmuar të vdekur dhe shifra totale pritet të kalojë 100. “Shpresojmë ende për mrekulli”- tha guvernatori. Asnjë zonë nuk ka pësuar goditje më të madhe se qyteza Mayfield, Kentucky, ku tornadot e forta, që sipas parashikuesve të motit janë të pazakonta në dimër, shkatërruan një fabrikë të qirinjëve dhe stacionet e policisë dhe zjarrëfikësve.
Në një komunitet prej rreth 10,000 njerëzisht në zonën jugperëndimore të shtetit, shtëpitë ishin sheshuar, pemët ishin shkulur dhe shenjat e rrugëve ndodheshin përtokë. Beshear tha se tornadot ishin më shkatërrueset në histori dhe kanë lënë mbi 40,000 shtëpi pa energji elektrike. Persidenti Joe Biden tha se do t’i kërkojë Agjencsië së Mbrojtjtes Mjedisore të clerësojë rolin e ndryshimit klimatik tek suhtië e forta të pazakonta.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.