Pastrimi i parave – Tatimet, Doganat dhe Hipoteka raportuan 184 raste
Institucionet shtetërore kanë raportuar përgjatë vitit 2016 rreth 184 raste të dyshimta për pastrim parash. Të dhënat zyrtare tregojnë se Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme raportoi 134 raste gjatë vitit të kaluar duke treguar edhe një herë trendin që ka pasur ndër vite investimi i parave që vijnë nga aktivitetet kriminale.
Përgjithësisht sektori i ndërtimit ka qenë edhe më i preferuari për të depërtuar. Por pas nuk mbetet as institucione të tjera shtetërore ku mes të tjerash Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe ajo e Tatimeve.
Gjatë vitit të kaluar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve raportoi pranë Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave 3 raste edhe pse kjo shifër është më e ulët se një vit më parë kur e njëjta drejtori raportoi 7 raste.
Doganat nga ana tjetër kanë një numër dukshëm më të lartë në raportimet e tyre ku për vitin 2016 rezultojnë 47 raste. Kjo pjesë i përket vetëm raportimeve të bëra nga institucionet shtetërore ndërkohë që raportimet për rastet e dyshimta përfshijnë edhe kompani private me profile të ndryshme aktiviteti.
Në total numri i raportimeve nga ana e privatëve dhe institucioneve shtetërore për raste të dyshimta gjatë vitit 2016 ishte 1292 raste.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.