Pastrohet “Syri i Detit” – Bashkia Durrës shpall tenderin/ Detajet
6.6 milionë lekë për “Syrin e Detit” në Durrës. Bashkia e qytetit ka shpallur tenderin për rikonstruksionin e rrugës, e cila sipas relacionit teknik, paraqitet në gjendje të degraduar.
Fondi do të shkojë për asfaltimin e rrugës, si dhe vendosjen e sinjalistikës rrugore. Afati kohor për dorëzimin e ofertave është deri më 18 shkurt.
Ndërkaq projekti do të ekzekutohet brenda një periudhe 1 mujore, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.