Patenta e re e Apple shton zërat për selfie 3D tek iPhone-i i ardhshëm

Apple ka fituar një patentë për një teknologji të avancuar të njohjes së fytyrës, duke shtuar kështu zërat mbi opsionet e reja që do të vijnë tek iPhone 8.
Analisti i Apple, Ming-Chi Kuo, tha se iPhone 8 mund të ketë kamera me një modul infrared, që do të njohë fytyrat dhe mund të bëjë selfie 3D, të cilat mund të përdoren nëpër lojëra si fytyra e një personazhi.
Kjo patentë e re mund të zëvendësojë sensorin e gishtit me një skaner 3D që bën një analizë biometrike të fytyrës. Kjo mund të përdoret si për të hapur celularin, ashtu edhe për të bërë blerje në AppStore apo me kartë krediti.
Vetë emërtimi i patentës i quajtur “detektim i avancuar i fytyrës përmes informacionit në thellësi” të drejton tek pritshmëritë e ekspertëve.
Sipas Apple, kjo teknologji skanon jo vetëm fytyrat por edhe objekte dhe mjedisin përreth. Pra përveç selfieve 3D, në iPhone 8 mund të vijë edhe teknologjia virtuale. Patenta lë rrugë edhe për njohjen e lëvizjeve të duarve, qëndrimit, etj. në një kohë fare të shkurtër.
Teknologjia e re mund të përdoret edhe tek makinat, për të dalluar makinën tjetër përpara apo për të lexuar sinjalet e trafikut. Apple përflitet prej kohësh se po ndërton një makinë që drejtohet vetë
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.