Patenta shqiptare njihet në Belgjikë, si procedohet
Lejet e drejtimit të automjeteve nga autoritetet shqiptare, tashme njihen edhe në Belgjikë. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Për shtetasit shqiptarë që qëndrojnë në Belgjikë për më pak se 3 muaj, mund të përdorin lejen shqiptare të drejtimit të automjetit.
“Për shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi në Belgjikë, duhet të paraqiten në komunë për t’u pajisur me leje drejtimi belge në bazë të lejes shqiptare të drejtimit”, thuhet në njoftim.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.