Patentat e shpikjeve – Aplikuan 23 individë, nga të cilët 4 studentë, 2 pensionistë

Ka një ndërgjegjësim në rritje nga përfitimet e një biznesi apo individi nëse regjistron markën për produktet apo përfiton patentën për një shpikje. Shqipëria duket të ketë bërë disa hapa para edhe pse modestë sidomos për patentat.
Këtë e tregon më së miri fakti që gjatë vitit të kaluar kemi vetëm 23 individë që aplikuan për patentë. “Në vitin 2016 në Drejtorinë e Pronësisë Industriale janë dorëzuar 23 aplikime për patenta mbi shpikjet dhe 4 për modele përdorimi. Të gjitha aplikimet janë depozituar nga individë, nga të cilët 4 janë studentë dhe 2 pensionistë. Aplikimet janë në fazë ekzaminimi. Pas 18 muajve ato bëhen publike në buletinin e drejtorisë” thuhet në një raportin vjetor të Drejtorisë së Pronësisë Industriale.
Por cilat janë fushat e zbatimit të këtyre shpikjeve. Sipas të dhënave zyrtare 8 prej tyre i përkasin mekanikës, 12 elektronikës, 3 ndërtimit, 1 teknologjisë së naftës, 1 farmaceutikës, 1 metalurgjisë dhe 1 teknologjisë.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.