Patinazh në tarracën e një hoteli – Pamje mahnitëse dhe eksperiencë e jashtëzakonshme

Patinazhi në akull është një aktivitet vërtet argëtues në periudhën e dimrit.
Tashmë mund t’a shijoni këtë aktivitet në një formë akoma edhe më të veçantë, në tarracën e një “Hotel Presidential” në Budapest.
E ndërsa shijojnë sheshin e patinazhit, vizitorët gjithashtu mund të shijojnë edhe një nga pamjet më të bukura në Europë.
Ky shesh i pjerrët ka një pamje 360 gradë të shkallëve të momenteve kryesore të Budapestit, përfshirë këtu, Parlamentin, Bankën Mbretërore të Kursimeve, Pallatin Mbretëror apo dhe kupolën e Bazilikës së Shën Stefanit.
Ky shesh i akullt në Budapest u hap në një dhjetor dhe do të vazhdojë të qëndrojë hapur deri në shkurt.
Mysafirët e hotelit, mund të bëjnë patinazh pa asnjë pagesë ekstra, ndërkohë që vizitorët e thjeshtë duhet të blejnë nga një biletë e cila kushton 3.71 dollarë.
Kioska e cila jep me qira patinat për pistën e patinazhit shërben gjithashtu për verë të ngrohtë, gështenja të pjekura, coko0llatë të nxehtë dhe beigli, Një ëmbëlsirë hungareze e cila është e mbushur me çokollatë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.