Paundi britanik ndal “vrullin” – Dollari në rënie, nuk ka luhatje për Euron

Monedha vendase, leku, ka zhvlerësuar pothuajse të gjitha monedhat kryesore të huaja gjatë ditës së sotme. Paundi britanik, i cili u rrit një ditë më parë me plot 1.3 pikë, të enjte ka regjistruar një rënie të lehtë kundrejt lekut.
Kështu, sipas të dhënave të “Creidns Bank”, sterlina është zhvlerësuar minimalisht me 0.2 lekë për të zbritur në nivelin e 146.4 lekëve.
Dollari amerikan nga ana tjetër ka vijuar rënien edhe gjatë ditës së sotme. Valuta është dobësuar me 0.1 njësi për lekë dhe këmbehet në pikat e këmbimit valutor për 111.2 lekë në blerje dhe 112 lekë në shitje.
Kurse valuta e eurozonës ka mbetur e pandryshuar nga një ditë më parë dhe vijon të blihet në tregun e këmbimit valutor për 124.8 lekë dhe të shitet për 125.5 lekë.
As dollari australian nuk ka regjistruar luhatje të enjten dhe këmbehet edhe ditën e sotme në të njëjtat vlera me ditën e mërkurë, për 79 lekë.
Dollari kanadez dhe franga zvicerane nga ana tjetër kanë shënuar një rënie të lehtë me 0.2 njësi për lekë. Valutat këmbehen respektivisht për 83.2 lekë dhe 112. lekë në.
G.D/SCAN
Ju mund të informoheni për Kursi i këmbimit valutor çdo ditë, përmes telefonit tuaj
Shkarkoni FALAS aplikacionin SCAN Media
PlayStore https://play.google.com/store/apps/details?id=com.scan_tv.tv
AppStore https://itunes.apple.com/al/app/scan-media/id1448376226?mt=8
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.