Paundi dhe Dollari ‘fundosen’. Monedha zvicerane vazhdon të ‘sundojë’ tregun. Çfarë ka ndodhur me kursin e këmbimit këtë fillim jave?!

Monedha europiane e ka nisur javën në vlera konstante sikurse të premten e kaluar duke u blerë sot me 122.5 lekë dhe shitur me 123.2 lekë.
Ndërkaq sipas tregut valutor vendas Dollari amerikan ka humbur 2.4 pikë këtë fundjavë pasi është blerë sot me 106.8 lekë dhe shitur me 108.7 lekë, duke shënuar kështu rënien më të rëndësishme që prej shumë kohësh.
Paundi britanik ka pësuar gjithashtu një zbritje drastike këtë të hënë duke humbur 0.8 pikë në raport me javën e kaluar pasi blihet sot me 140 lekë dhe shitet me 142 lekë.
Franga zvicerane vazhdon të qëndrojë monedha më e fortë e tregut valutor lokal teksa ka fituar sërish pikë këtë të hënë duke u blerë me 115.2 lekë dhe shitur me 116.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.