Paundi dhe Dollari “shkundin” Lekun – Euro ngjitet në kuotën e 125 lekëve

Tregu i këmbimit valutor vendas është hapur me një zhvlerësim të monedhës kombëtare kundrejt valutave kryesore të huaja. Rritjen më të madhe e kanë regjistruar sterlina dhe paundi britanik, ndjekur nga franga zvicerane.
Kështu, nga të dhënat e siguruara nga “Credins Bank”, paundi britanik është forcuar ndjeshëm, duke zhvlerësuar lekun me plot 0.8 pikë. Valuta këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 146.4 lekë në blerje dhe 147.5 lekë në shitje.
Po me 0.8 njësi për lekë është rritur sot edhe valuta amerikane e cila është ngjitur sot në kuotën e 111 lekëve në blerje dhe 111.7 lekëve në shitje.
Monedha e eurozonës nga ana tjetër ka regjistruar një rritje të lehtë gjatë ditës së sotme, duke u forcuar lehtë ndaj valutës vendase me 0.2 pikë. Euro këmbehet të mërkurën për 125 lekë në blerje dhe 125.8 lekë në shtije.
Franga zvicerane dhe dollari kanadez po ashtu kanë ndjekur të njëjtin trend rritës. Valutat janë forcuar respektivisht për 0.7 dhe 0.5 pikë kundrejt lekut dhe këmbehet sot për 111.5 dhe 82.5 lekë.
Ndërkohë, sa i takon dollari australian, monedha ka shënuar një rënie të lehtë gjatë ditës së sotme me 0.3 pikë, për të zbritur në nivelin e 78.2 lekëve.
Ju mund të informoheni për Kursi i këmbimit valutor çdo ditë, përmes telefonit tuaj
Shkarkoni FALAS aplikacionin SCAN Media
PlayStore https://play.google.com/store/apps/details?id=com.scan_tv.tv
AppStore https://itunes.apple.com/al/app/scan-media/id1448376226?mt=8
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.