Paundi dhe Euro vijojnë rritjen ndërsa Dollari humbet pikë!

Dollari amerikan ka shënuar zbritje të vlerës mëngjesin e kësaj të enjte pasi në raport me ditët e tjera të kësaj jave është blerë sot me 106 lekë dhe është shitur me 107.1 lekë.
Paundi britanik ka regjistruar sërish rritje përballë monedhës vendase duke u blerë sot me 145.1 lekë dhe duke u shitur me 146.1 lekë krahasuar me ditën e mërkurë.
Monedha europiane gjithashtu është forcuar këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme blihet sot me 121.6 lekë dhe shitet me 122.2 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane ka fituar sërish pikë përballë Lekut teksa blihet sot me 115.7 lekë dhe shitet me 116.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.