Paundi dhe kursi i këmbimit – Si është situata dhe çfarë pritet të ndodhë pas Brexit

Pas maratonës në javën e kaluar, ku paundi ka fituar një rritje prej 3% më shumë se dollari(më e larta gjatë dy viteve të fundit), në ditën e djeshme ndodhi një fenomen jo i zakontë.
Në këtë mënyrë paraja britanike u zhvlerësua me 1% kundrejt dollarit, duke shkuar në 1.25 dhe më pas riparoi të gjitha humbjet duke prekur pikun më të lartë me 1.26 po në atë mbrëmje.
Uljet dhe ngritjet e paundit janë të destinuara të vazhdojnë në ditët në vazhdim të paktën deri në pikën kyçe të daljes nga Bashkimi Europian në datën 31 tetor.
Që nga referendumi për daljen nga BE, paundi ka rënë me 13.7% në këmbim me dollarin dhe me 12% në këmbim me euron. Një ulje kjo që nuk pasqyron ngadalësimin ekonomik të Britanisë, por më së shumti pasigurinë e saj për daljen nga Unioni.
Një pasiguri që Michael Metcalfe, “Kryetarja Globale e Makro Strategjisë” ka llogaritur se do ta çojnë nivelin e uljes së paundit në një normë më të stabilizuar deri në 7%. Kjo do të thotë se një marrëveshje e mundshme midis Unionit dhe BE-së do të kishte efektin e nxitjes së një mbiçmimi të barabartë të monedhës britanike.
Efektet më pas në periudhën afatmesme dhe afatgjatë janë më pak të qarta. Deri tani ekonomia britanike ka vuajtur në mënyrë indirekte nga Brexit për shkak të pasigurisë që ky skenar ka shkaktuar. Nga data 31 e tutje nëse do të ketë dalje nga Unioni efektet e Brexit do të jenë direkte.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.