Paundi e nis javën në rënie – Bie prej raportimeve se 40 deputetë konservatorë duan heqjen e May
Paundi britanik ka patur rënien më të madhe në një javë, ndërkohë që zhvillimet politike në Mbretërinë e Bashkuar kanë zbehur perspektivën për Theresa May që të arrijë marrëveshjen për Brexit që ajo synon.
Paundi përfundoi rritjen dy-ditore, ndërkohë që një artikull i gazetës Sunday Times raportoi se 40 deputetë Konservatorë, që janë mjaftueshëm për të shkaktuar një ndryshim të lidershipit, kanë rënë dakord për të nënshkruar një letër të mosbesimit për të. Kjo lëvizje vjen ndërkohë që deputetët po reagojnë ndaj kërcënimeve nga negociatorët e Bashkimit Europian, që mund të mos bien dakord për marrëveshjet tregtare pa zgjidhur çështjen e faturës së divorcit.
Sipas analistëve në tregje, paundi ra me rreth 1% në hapje të sesionit në 1.3069 dollar, ndërkohë që llogaritë që përdorin levë financiare hapën pozicion për shitje ndaj valutës. Paundi pati rritje ditën e Premte, ndërkohë që negociatori kryesor për Brexit, Michel Barnier dhe sekretari britanik David Davis, lanë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje tranzitore deri në samitin e 14 Dhjetori.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.