Paundi i dobët rrit turizmin – 10.75 milionë të huaj vizituan Britaninë në 3-mujorit e dytë
Rënia e paundit ka rritur ndjeshëm numrin e turistëve që vizitojnë Britaninë e Madhe. Zyra e Statistikave në vend deklaroi se 10.75 milionë të huaj e kanë vizituar Britaninë vetëm gjatë tremujorit të dytë të vitit, niveli më i lartë që nga viti 1980 kur filluan të regjistroheshin këto statistika.
Paundi ka rënë ndjeshëm si ndaj dollarit ashtu edhe ndaj euros, që nga referendumi i qershorit të vitit 2016, që e bën koston për të vizituar Britaninë më të lirë.
Zyra e statistikave deklaroi se, vizitorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rritën me 29%, në 1.47 milion persona, gjatë tremujorit të dytë. Këto të dhëna sugjerojnë se sulmet terroriste në Londër dhe Mançester kanë pasur pak ndikim në turizëm.
Sipas Zyrës së Statistikave, gjatë tremujorit të dytë turistët shpenzuar 6.23 miliardë paund ose rreth 8 miliardë dollarë.
Gjithashtu, surprizë ishte lajmi se, edhe numri i britanikëve që udhëtuan jashtë vendit për pushime preku rekordin e 19.09 milionë personave, gjatë së njëjtës periudhë kohore.
Por, zhvlerësimi i paundit ka pasur edhe efektet negative. Defiçiti tregtar i ushqimeve dhe pijeve, pra diferenca midis importeve dhe eksporteve të Britanisë, u rrit me 16% në 12.4 miliardë paund, krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2016.
Federata e Ushqimeve dhe Pijeve në Britani deklaroi se, paundi i dobët ka rritur koston e shumë produkteve të importit dhe mineraleve të papërpunuara.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.