Paundi mund të bjerë në $1.2/ Analistët thonë se ekziston ende mundësia e daljes pa marrëveshje

Tregjet po nënvlerësojnë mundësinë që marrëveshja tregtare mes Britanisë dhe Bashkimit Europian përfundon në skenarin shqetësues “hard Brexit”. Mbretëria e Bashkuar del nga Bashkim Europian pak përpara mesnatës dhe do të dy palët do të nisin negociatat mbi një marrëveshje tregtare përpara Dhjetorit 2020.
Paundi u rrit në muajin Dhjetor kur partia Konservatore e Boris Johnson fitoi mazhorancën në parlament, duke mundësuar kalimin e marrëveshjes së Brexit. Megjithatë, analistët thonë se tregu po nënvlerëson mundësinë e një hard Brexit, ku të dy vendet do tregëtojnë sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë.
Kryeministri Boris Johnson ka këmbëngulur se nuk do të zgjasë periudhën e tranzicionit përtej Dhjetorit 2020, ç’ka është parë nga zyrtarët në Bruksel si një periudhë tejet e shkurtër për të arritur një marrëveshje tregtare.
Analistët thonë se shqetësimet mbi prishjen e negociatave mund të rikthejnë paundin në 1.2 kundër dollarit amerikan. Sipas analistëve të këmbimit valutor, ekziston një mënyrë e gabuar e të menduarit në tregje se vlera e drejtë e paundit është sipër 1.40 kundër dollarit, që është niveli përpara referendumit të vitit 2016.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.