Paundi ndjek fatin e May – Tregtarët presin një rritje me 2% nëse ajo fiton votën
Paundi britanik u rrit lehtë ndërkohë që tregtarët presin që Theresa May të mbijetojë në sfidën e lidershipit të nisur ditën e Mërkurë.
Sterlina u rrit lehtë nga nivelin më i ulët në 20 muaj dhe interesat e borxhit të Britanisë (glits) ranë, pasi Theresa May tha se do të luftojë për postin dhe shumë ministra të kabinetit të saj i dolën në mbështetje.
Kontratat “Opsions” për luhatjen ditore të paundit kundër dollarit u rritën në nivelin më të lartë që prej Qershorit të vitit të kaluar, përpara votimit në parlament. Sipas analistëve, Theresa May pritet të mbijetojë dhe të njëjtën gjë pret edhe tregu, çka shpjegon edhe rritjen e lehtë të paundit.
Valuta britanike po përfiton gjithashtu nga tregtarët që po mbrojnë pozicionet e tyre për shitje. Paundi u rrit me 0.4% në 1.2549, pasi preku 1.2478, që është niveli më i ulët që prej muajit Prill 2017. Valuta shtoi 0.3% kundër euros gjithashtu, duke prekur 90.34 pensë. Sterlina mund të bie me 3% brenda ditëve nëse May humbet votëbesimin dhe mund të rritet me 1-2% nëse mbijeton, sipas analistëve të Nomura International. May fitoi mbështetje nga aleatë me pushtet në Qeverinë e saj, përfshirë rivalët e mundshëm për lidership si sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt dhe sekretari i Pensioneve, Amber Rudd.
Nëse shumica e deputetëve konservatorë votojnë pro May, ajo do t’i shpëtojë një votimi tjetër për një periudhë 1-vjeçare.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.