Paundi ndjek zhvillimet e Brexit – Java më e dobët që prej tetorit 2016, rëndojnë pasiguritë politike

Tregtarët e sterlinës bëjnë të ditur se valuta do të qëndrojnë në nivelin e ulët aktual kundër euros dhe dollarit në thuajse 1 vit. Valuta britanike ra pas referendumit për të dalë nga Bashkimi Evropian dhe është 13% në rënie kundër dollarit krahasuar me nivelin përpara kësaj ndodhie.
Paundi pati rritjen më të madhe në 2 vite gjatë Shtatorit, mbështetur prej spekulimeve se Banka e Anglisë do të rrisë normën bazë të interesit muajin që vjen dhe ndërsa sekretari për Brexit tha se është bërë “progres i konsiderueshëm” në bisedimet për divorcin me BE.
Megjithatë, këtë muaj, paundi ka rënë prej të dhënave se ekonomia britanike po dështon të rifitojë vrull. Valuta ka rënë me 2.47% gjatë javës, duke patur performancën më të dobët që prej tetorit 2016.
Në muajin nëntor, Banka e Anglisë pritet të rrisë normën bazë të interesit për të parën herë në një dekadë, gjë që do të mbështesë valutën në terma afatshkurtër. Megjithatë, shumica e ekonomistëve të në një anketim të Reuters thonë se ndërhyrja e bankës do të ishte një gabim. Sipas sondazhit, pozicionet për paundin pritet të jenë të ngjashme deri në fund të muajit.
Sipas analistëve të Intesa Sanpaolo, ndonjë ndryshim i dukshëm do të kërkonte progres më të madh në negociatat për Brexit. Kryeministrja Theresa May u përpoq të ribashkojë partinë e saj në një fjalim ditën e mërkurë, ndërkohë që ndarjet mbi Brexit, po sjellin një sfidë nga ministri i saj i jashtëm, Boris Johnson, fjalim që dështoi të arrijë qëllimin.
Sipas një sondazhi drejt 60 specialistëve të këmbimit valutor nga Reuters, paundi do të arrijë në 1.33 dollarë pas një muaji dhe në një periudhë 6-mujore do të tërhiqet përsëri në $1.30.
Klevis Llahaj/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.