Pavarësia e medias publike – Kusht për anëtarësimin e vendeve kandidate në BE

Vetëm pak orë e ndajnë Shqipërinë nga “ethet” e vendimit për hapjen e negociatave me BE-në. Në këto orë pritje, nga Menaxheri i Komisionit Europina Karl Giacinti është thënë se një nga kushtet për anëtarësimin e vendeve kandidate është liria e medias. Sipas tij duhet që media publike të ketë transparencë sa i përket burimeve financiare dhe të ketë legjislacion të përbashkët me atë të BE-së për të garantuar programe në favor të publiku, pa u ndikuar nga politika.
Këto deklarata u bënë gjatë konferencës për asistencë teknike për shërbimet që ofron media publike në Ballkanin Perëndimor. Problematikat me të cilat ndeshet kryesisht pavarësia e medias publike në vendet në zhvillim janë sfidat ekonomike, ndikimet politike si dhe zhvillimet teknologjike.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.