PayPal bie dakord të blejë startup-in “iZettle AB” për 2.2 miliardë dollarë
Kompania PayPal ka rënë dakord të blejë startup-in “iZettle AB” për 2.2 miliardë dollarë.
Duke u bashkuar me forcat me PayPal, i cili vepron në 200 vende, iZettle do të jetë në gjendje të përshpejtojë zgjerimin e saj ndërkombëtar, përfshirë SHBA, thanë kompanitë.
Qëllimi i PayPal është të japë një ofertë më të plotë për shitësit që duan të shesin prodhime në dyqane dhe nëpër platforma digjitale, tha në një intervistë të enjten Shefi Ekzekutiv Dan Shulman
“Kombinimi i shërbimeve të PayPal me iZettle do të lejonte kompaninë të ofrojë një ‘shërbim të plotë, një zgjidhje për një klient’ tek klientët e tanishëm dhe të ardhshëm”, u shpreh Shulman.
Marrëveshja gjithashtu do të ndihmonte PayPal-in të kompensonte humbjen e një prej burimeve më të mëdha të klientëve: eBay Inc.
Aksionet e PayPal ranë më shumë se 12% këtë vit kur eBay, e cila kishte llogaritur rreth një të pestën e të ardhurave të PayPal 2017, tha se do të fillonte menaxhimin e rrjedhës së pagesave të blerësve dhe shitësve që transportojnë nga faqja e saj.
Aksionet kanë rikuperuar pjesën më të madhe të kësaj rënie, dhe pasi u rritën vitin e kaluar, PayPal ka një vlerë tregu prej më shumë se 90 miliardë dollarë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.