PayPal marrëveshje me Visa – Do të ofrojë karta debiti në Europë. I afrohet bankingut retail

Paypal ka arritur një marrëveshje me Visa, që do ti mundësojë emetimin e kartave të debitit në Europë, ndërkohë që kompania e shërbimit të pagesave online po i afrohet gjithnjë e më shumë territorit të bankingut tradicional.
Dy kompanitë amerikane kanë nënshkruar një marrëveshje për të bashkëpunuar në ofrimin e shërbimit të pagesave në kontinent, duke lehtësuar konkurrencën e ashpër mes tyre. Kompanitë që ofrojnë shërbimin e pagesave nëpërmjet kartave, janë vënë nën presion nga fuqizimi i PayPal, përdoruesit e të cilit mund të bëjnë pagesa direkt nga llogaria bankare, duke shmangur rrjetin e kartave.
Nën këtë marrëveshje, PayPal, që ka tashmë licencë për ofrimin e shërbimeve bankare në Europë, do të ketë mundësinë të ofrojë karta debiti të Visa nën markën PayPal. Marrëveshja me Visa i hap rrugën kompanisë drejt një baze më të gjerë të konsumatorëve, ndërkohë që zhvendoset drejt bankingut retail. Paypal ka ofruar karta me parapagesë me MasterCard në disa vende përfshirë Italinë dhe ofron gjithashtu karta të debitit në SHBA.
Kjo shënon herën e parë në Europë. Marrëveshja ma Visa do t’ i mundësojë PayPal të përdorë pikat e pagesave pa kontakt te shitësit me pakicë dhe dyqanet përreth Evropës. Konsumatorët do të mund të paguajnë nëpër dyqane me aparatët e tyre celularë nëpërmjet llogarisë në PayPal.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.