PayPal nis shërbimin ndërkombëtar të transferimit të parave Xoom në të gjithë Europën

Kompania e pagesave në SHBA PayPal po zgjerohet më tej në Europë duke nisur shërbimin ndërkombëtar të transferimit të parave Xoom në Britani dhe 31 vende të tjera anembanë kontinentit.
Xoom u lejon klientëve të transferojnë paratë jashtë vendit në më shumë se 130 tregje ndërkombëtare, duke përfshirë Indinë, Pakistanin, Nigerinë, Kenian, Poloninë dhe Kinën.
Kompania tha se këto shërbime do të ndihmojnë atë të rrëmbej pjesë në tregun global të remitancave prej 689 miliardë dollarësh, duke u mbështetur në lëshimet e mëparshme të shërbimit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Vetëm britanikët transferojnë më shumë se 26 miliardë dollarë në remitancat jashtë shtetit çdo vit, duke dërguar shumë para për të ndihmuar anëtarët e familjes të paguajnë faturat.
Partnerët Xoom me bankat e mëdha dhe firmat e tjera financiare do të bëjnë të mundur lehtësimin e transferimit të parave, klientët do të jenë në gjendje të transferojnë deri në 8,800 paund për transaksion.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.