Pazaret në AirBnb – Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, vendet më të lira për të kaluar natën

Kompania e rezervimeve online AirBnb ka nxjerr një raport me vendet ku një natë në hotel kushton më lirë. Sipas kompanisë vendi më i lirë ku mund të qëndrohet çift është Maqedonia me 28 euro nata, ndërsa ndjek fill pas saj Shqipëria me 29 euro nata. Edhe Kosova renditet e katërta në këtë listë me 30 euro nata.
AirBnb ka trajtuar gjithashtu edhe vendet më të shtrenjta për pushime europiane.
Europa Perëndimore si dhe vendet Skandinave, zënë kreun e listës si vendet më të shtrenjta. Islanda (112 paund), Suedia (82 paund) dhe Andorra (79 paund) zëmë vendet e para në listën e vendeve më të shtrenjta që ndiqen nga Norvegjia me 77 paund nata dhe Britania e Madhe me 75 paund nata.
Ndërkohë, Gjermania dhe Portugalia ishin midis vendeve që vinin në mënyrë të habitshme nën buxhet.
Europa Lindore siguroi pazaret më të mira me çmimet mesatare për një natë. Maqedonia me 26 paund nata, e ndjekur nga Shqipëria me 27 paund nata dhe Moldavia me 28 paund nata, këto vende përfaqësojnë ofertat më të lira në të gjithë Europën.
Zonat që kanë pësuar rritje në çmimin e hoteleve për një natë janë: Polonia me 31 paund dhe Kroacia me 43 paund. Gjermania dhe Portugalia japin të njëjtin çmim me 45 paund nata.
Nëse dëshironi të udhëtoni çift ose një grup i madh njerëzish, Greqia, Zvicra dhe Gjermania janë vendet që mund të ju ofrojnë më shume komoditet, ndërsa Andorra, Lihtenshtajni dhe Gjeorgjia janë vende ideale për grupim buxheti.
Kosova renditet si vendi më i lirë për të përballuar udhëtime në grup, me një çmim mesatar për fjetje në 30 paund, ndjekur nga Shqipëria me rreth 40 paund nata. Kjo vjen edhe si pasojë e mungesës së grupeve që vizitojnë këto vende, çka bën që të ulë kostot nga ana e strukturave akomoduese shqiptare e kosovare. Raporti nënvizon se të udhëtuarit në një grup prej 6 vetash, ul shpenzimet për person me të paktën 32%.
Ylber Shehu/SCAN
Raporti i kompanisë së prenotimeve online “Airbnb” për Shqipërinë – Sa njësi janë regjistruar dhe çfarë kushtesh ofrojnë?
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.