“Pazari i Ri” merr çmimin si projekti i Rinovimit më i mirë për 2018

Pas çmimit për sheshin “Skënderbej”, vjen një tjetër çmim për kryeqytetin. Bëhet fjalë për “Pazarin e RI”, i cili ka fituar çmimin si projekti i Rinovimit 2018 nga Emerging Europe Awards (EEA) në Londër.
Çmimi u tërhoq nga nënkryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku, i cili shpjegoi projektin e rehabilitimit të Pazarit të ri.
“Për ne shqiptarët është inkurajuese që patëm në listën e shkurtër dy projekte, përfshirë edhe “Pazarin e Korçës”, një tregues i qartë se programi i Rilindjes Urbane ka dhënë efekte madhore në rivatilizimin e qyteteve tona”.
Pazari i Ri u përzgjodh fitues pas konkurrencës me nëntë kandidatë të tjerë, si qendra historike e Timishoarës, salla e tregut 100-vjeçar të Varshavës “Koszyki”, sheshi Mynta në Lviv (Ukrainë) etj.
Juria vlerësoi ndërthurjen e trashëgimisë kulturore me arkitekturën moderne të Pazarit të Ri, ku shumë nga elementët tradicionalë të qytetit të vjetër janë ruajtur.
Gjithashtu, pazari i Ri u konsiderua edhe si një model inovativ i biznesit, pasi është një qendër tregtare që përfshin 308 biznese dhe siguron 1,007 vende pune.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.