PD bojkoton Këshillin Bashkiak – Veliaj: Opozita ka nisur “pushimet”
Opozita ka vijuar bojkotin e nisur në parlament edhe në Këshillin Bashkiak. Kështu Këshilltarët e Djathë janë larguar me nisjen e mbledhjes, duke lënë mazhorancën që të vendos për vendimet e radhës. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj e ka ironizuar braktisjen e mbledhjes prej tyre, duke ju përmendur vettingun.
Ndërkohë që Kreu i Bashkisë duke ju referuar punëve të bëra në kryeqytet ka sfiduar PD-në se do të fitojnë zgjedhjet lokale që po afrojnë.
Një tjetër çështje e prekur në fjalën e kryetarit të Bashkisë Tiranë ishte edhe ndërtimi i Terminalit të Autobusëve në kryeqytete, të cilin Veliaj e ka cilësuar si një domosdoshmëri.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.