15 amendamentet e propozuara nga PD për buxhetin 2018 – Mes tyre, ulja e taksave për biznesin e vogël dhe të mesëm
Partia Demokratike ka depozituar sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar 15 amendamente për buxhetin 2018.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se: “Amendamentet janë konkretizim i vizionit të PD për taksa të ulëta, për të mbështetur biznesin e vogël dhe të mesëm, për të fuqizuar ata që jetojnë me punë të ndershme dhe për të ndihmuar më të pamundurit.”
Partia Demokratike ka propozuar taksën e sheshtë 9 për qind, TVSH 15 për qind, pragun për TVSH e biznesit të vogël 12 mln lekë në vit, heqjen e taksës së qarkullimit që sipas tyre ul çmimin e karburantit me 200 lekë për litër.
Gjithashtu në nismat e propozuara përfshihen edhe rritja e fondit për pagat dhe pensionet, që sipas Lulzim Bashës nuk duhet të jetë vetëm vendim elektoral si i Partisë Socialiste. Amendamente të tjera
Rritje e fondit për të përndjekurit, për ndihmën sociale dhe arsimin në 5 për qind të buxhetit janë edhe disa prej amendamenteve të prezantuara sot në mbledhje nga Basha.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.