PD prezanton platformën për zgjedhjet e lira – Detyrat e qeverisë tranzitore
Partia Demokratike ka prezantuar ditën e sotme platformën e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë platformë janë përcaktuar disa detyra të cilat sipas opozitës janë e vetmja mënyrë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Detyrat e qeverisë tranzitore të propozuar nga opozita janë:
1.Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale dhe të përfshira në shitblerjen e votës
2.Ndalimi I presionit qeveritar mbi drejtësinë për ti hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve
3.Monitorim I rreptë dhe goditje me tolerancë ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësve
4.Ndalim i prokurimeve, tenderëve koncesioneve apo PPP-ve licencave favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore etj etj
5.Kontroll dhe marrje masash per emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administratat publike dhe kompanitë shtetërore si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmave ekonomike personat me aftësi të kufizuar etj.
6.pajisje e shtetasve me letër njoftime skema lehtësuese dhe hetim penal I falsifikimeve të letër njoftimeve
7.regjistrimi i adresa te gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave e zgjedhësve
8.hetim dhe ndëshkim me tolerance 0 I votimit fiktiv të emigranteve
9.Shkëputja e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar angazhim I policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim I sigurisë në zgjedhje .
10.Raportim me transparence I veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses I besueshëm për opozitën
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.