PD prezanton programin për bujqësinë – Basha: 100 milion euro subvencione për fermerët, 50 milion euro për infrastrukturë
Partia demokratike ka vijuar me prezantimin e programit politik, duke u ndalur te bujqësia. Lideri i demokratëve Lulzim Basha tha se se forca e tij politike synon mbështetje direkt për bujqësinë në vlerën e 150 milion eurove, 100 subvencione direkte dhe 50 për infrastrukturë bujqësore. Por element tjetër Basha renditi edhe ngritjen e një agjencie për promovimin e bujqësisë dhe shitjen e produkteve.
Një aspekt i rëndësishëm i programit Basha ja kushtoj edhe ripopullimit të fshatit, duke u angazhuar për politika që do favorizojnë fshatin dhe zonat rurale të vendit.
Arber Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.