PD reagon për hapjen e shkollave, Vokshi: Qeveria po vepron nën panik, nuk ka asnjë plan
Por, Partia Demokratike shprehet se deklarata e qeverisë për rihapjen e shkollave në shtator u bë në nxitim e sipër, nën presionin e vazhdueshëm të opozitës. Në një reagim në Facebook, ish deputetja Albana Vokshi shprehet se, “dalja e dy ministreve krijoi më shumë paqartësi sesa dha sqarime.
“Një qeveri me plan, e cila nuk vepron në panik dhe nuk improvizon, do të kishte publikuar udhëzuesin e detajuar për rihapjen e shkollave në kushtet e pandemisë”, shprehet Vokshi. Më tej, ajo parashtron edhe disa pyetje, të cilat duan përgjigje, duke filluar nga kohëzgjatja e orëve të mësimit, numri i nxënësve në klasë, protokolli që do të zbatohet, e deri te buxheti shtesë që nevojitet për të përballuar situatën.
Lidion Kulla / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.