Pedagogët në komisionin e medias – Debate mes deputeteve për procedurën e thirrjes
Debatet kanë shoqëruar këtë të martë komisionin e edukimit dhe mjeteve të informimit publik lidhur me zhvillimin e dëgjesave me përfaqësinë e Asambleve të universiteteve.
Sipas kryetares së komisionit Albana Vokshi komisioni është i hapur për të ftuar çdo pedagog i cili kërkon të dëgjohet.
Por zhvillimi i dëgjesave, për nënkryetaren e komisionit Milva Ekonomi, kanë një procedurë që duhet të respektohet dhe në këtë rast lista emërore ende nuk është gati.
Një ditë më parë asambleja e pedagogëve doli me një sërë kërkesash ndër të cilat edhe ajo për zhvillimin e një debati në komisionin parlamentar të edukimit dhe mjeteve të informimit publik, mbi ligjin për arsimin e lartë.
Ndërkohë që komisioni ka vendosur që në ditët në vijim krahas pedagogëve të ftoj në dëgjesa dhe studentët, Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj si edhe Ministren e Arsimit Besa Shahini.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.