Pekini lehtëson stërvitjet komplekse të raketave – Trajnimi i ushtrisë tashmë përmes realitetit virtual

Kina ka intensifikuar përdorimin e realitetit virtual, një mjet që po provon të jetë shumë i dobishëm dhe që i ka lejuar Pekinit të përsosë kushtet e trajnimit të ushtarëve dhe, në të njëjtën kohë, të ulë kostot e ushtrimeve ushtarake. Realiteti Virtual lejon krijimin e mjediseve që janë pothuajse identike me realitetin, duke lehtësuar stërvitjet komplekse të raketave të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit Kinez.
Simulimet e shpejta dhe të lira synojnë të përgatisin trupat për luftime duke testuar gatishmërinë e ushtarëve individualë. Realiteti virtual ka përparësi të shumta dhe të adaptueshme për degët e ndryshme të ushtrisë. Për sa i përket aeronautikës, për shembull, kjo teknologji lejon hyrjen në simulimet e ngritjes dhe uljes së avionëve, madje edhe në situata emergjente. Në një situate virtuale kontekstet në të cilat zhvillohen skenarët e lartpërmendur i ndihmojnë ushtarët të njihen me veprimin, sikur të ishin në një fushë beteje të vërtetë.
“Ju mund të praktikoni nisjen pa një instalim të vërtetë dhe mund të praktikoni taktikat pa u larguar nga baza,” shpjegoi Komandanti Sun Yingjiu, duke shpallur avantazhet e mjetit të ri të miratuar nga Kina.
Platforma e re e stërvitjes lejon ushtarët të kryejnë veprime në një mjedis sa më afër realitetit, dhe për më tepër pa u larguar nga baza.
Sidoqoftë, përparësia më e rëndësishme është ndoshta një tjetër. Falë realitetit virtual, stërvitjet e lëshimit të raketave, të njëjtat që në të kaluarën përfshinin mijëra njerëz dhe përfshinin lëvizjen e pajisjeve gjigante mund të simulohen pa shpenzuar asnjë përpjekje. Ushtria kineze ka kohë që po përdor realitetin virtual, dhe jo vetëm për lëshimin e raketave. Dhjetorin e kaluar parashutistët e sapo rekrutuar kryen një trajnim me parashutën duke përdorur realitetin virtual.
Teknologjia është përdorur gjithashtu për të trajnuar kadetë të pilotëve të forcave ajrore. (InsideOver)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.