Peleshi: Reformimi i këshillimit për fermerin dhe hapja e sporteleve unike, angazhim për muajt e parë të qeverisjes
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi, zhvilloi sot një takim në një qendër bujqësore në qarkun e Korçës. Peleshi tha se përmes përjashtimit nga TVSH-ja, është ulur kostoja e inputeve bujqësore për fermerët.
“Jemi angazhuar për uljen e kostos së inputeve bujqësore për fermerët, brenda këtij mandati, përmes përjashtimit nga TVSH-ja. Ndërkohë është detyrimi ynë të rrisim kontrollin për të garantuar cilësinë e inputeve.”
Ndërkohë, sipas Ministrit Peleshi një tjetër angazhim për muajt e parë të qeverisjes është edhe reformimi i këshillimit për fermerin si dhe hapja e sporteleve unike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.