Pelosi: Facebook, pjesë e problemit – “Rrjeti social ka pasur ndikim në ndërhyrjen e zgjedhjeve”
Spikerja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi, deklaroi se Facebook ka qënë pjesë e problemit, kur bëhet fjalë për ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane. “Nuk jam një fanse e madhe e Facebook. Nuk e di se çfarë kanë bërë, por e di se kanë qënë pjesë e problemit, gjatë gjithë kohës”, deklaroi Pelosi përpara gazetarëve. Gjithashtu, Pelosi tha se duke pasur një demokrat në krye të Shtëpisë së Bardhë duke filluar nga viti i ardhshëm, kjo nuk nënkupton më shumë kompromis me republikanët.
Presidenti amerikan, Donald Trump, po i konteston rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit, duke e cilësuar votimin një pashtrim, me plot parregullsi. Por, deri më tani nuk ka ofruar asnjë fakt, dhe demokrati Biden pritet të betohet si president më 20 janar. Ndërkohë, edhe rinumërimi i votave duket se nuk e ka ndryshuar rezultatin dhe duket se tashmë, Joe Biden e ka vulosur fitoren duke marrë edhe shtetin e Georgia-s. Biden në total ka marrë 306 vota elektorale kurse Trump 232.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.