Pelosi për shkarkimin e Trump: “Duhet të kryet me emergjencë, është rrezik për demokracinë dhe kushtetutën tonë”

Dhoma e Kongresit në SHBA është e përgatitur të fillojë procedurat e shkarkimit kundër Donald Trump që këtë javë nëse Zëvendës Presidenti Mike Pence dhe kabineti refuzojnë ta heqin atë nga detyra për rolin e tij në nxitjen e një turme që kreu sulmin vdekjeprurës në selinë e qeverisë Amerikane.
Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi, dha ultimatumin në një letër për kolegët të Dielën në mbrëmje duke e përshkruar presidentin si një kërcënim për kombin.
Të hënën, Dhoma do të shkojë përpara me një rezolutë jo-detyruese që i bën thirrje Pence të veprojë sipas Amendamentit të 25-të dhe t’i heqë Trump autoritetin e tij presidencial. Nëse masa nuk arrin të marrë mbështetje unanime, siç pritet, Dhoma do të votojë mbi rezolutën të Martën. Pence, tha Pelosi, do të ketë “24 orë” për t’u përgjigjur.
“Në mbrojtjen e Kushtetutës dhe Demokracisë sonë, ne do të veprojmë me urgjencë, sepse ky President përfaqëson një kërcënim të afërt për të dyja,” shkroi ajo. “Ndërsa ditët kalojnë, tmerri i sulmit të vazhdueshëm ndaj demokracisë sonë të kryer nga ky President është intensifikuar dhe po kështu është nevoja e menjëhershme për veprim.”
Pelosi vuri në dukje se urgjenca e shkarkimit kërkohej sepse Trump duhej të linte detyrën në 20 janar.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.