Pelosi refuzon paketën e re të stimujve: “Dështon tek testimet e Covid-19, siguria e punëtorëve dhe kujdesi i fëmijëve”
Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka refuzuar paketën më të madhe të stimujve prej 1.8 trilionë dollarë nga Shtëpia e Bardhë, duke hedhur poshtë shpresat për negociatat. Në një letër drejtuar politikanëve demokratë, Pelosi tha se propozimi i fundit i administratës së Trump përmban pika të mosmarrëveshjes për shumë prioritete. Investitorët kanë monitoruar me detaje negociatat për paketën e stimujve, pasi marrëveshja do të nxisë rimëkëmbjen ekonomike për muajt e ardhshëm. Pelosi dhe sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje përpara zgjedhjeve, por kanë hasur vështirësi.
Demokratët propozuan dhe e kaluan ligjin në dhomën e përfaqësuesve, për të injektuar 2.2 trilionë dollarë në ekonomi, por administrata e Trump ka refuzuar përmasën e paketës. Gjatë Javës, presidenti Trump ndërroi qasje dhe bëri një përpjekje të re për dakordësi, duke thënë se është i gatshëm për një paketë më të madhe të stimujve. Pavarësisht se paketa ishte më e madhe se sa toleronin vetë republikanët e Trump, Pelosi tha se është e pamjaftueshme.
Në letrën e saj, Pelosi tha se Shtëpia e Bardhë dështoi të përfshijë provizione të mjaftueshme për testimet dhe gjurmimin e koronavirusin, si dhe tek mbrojtjta e punëtorëve të sigurisë. Ajo tha se shpenzimet tek kujdesi për fëmijët ishin të papërshtatshme dhe se Shtëpia e Bardhë nuk po ofron kredite tatimore për familjet e varfëra. Megjithatë, Pelosi nuk e përjashtoi tërësisht shansin e arritjes së një marrëveshjeje. “Pavarësisht shqetësimeve të patrajtuara, unë kam shpresë që zhvillimet e ditës së djeshme do të na afrojnë tek marrëveshja”, – tha ajo.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.